Piktori i famshëm spanjoll Antoni Tàpies ndërroi jetë të hënën në Barcelonë në moshën 88-vjeçare. Ai konsiderohet si një nga artistët më të shquar të gjeneratës së vet.

0Antoni Tàpies ishte përfaqësues mjaft i spikatur i Ekspresionizmit Abstrakt. Ai merrej me pikturë, grafikë, skulpturë dhe me teorinë e artit. Në veprat e tij ai përdorte me koshiencë të plotë materiale fare të thjeshta, të ashtuquajturat “mbeturina të qytetërimit”. Një nga veprat më të famshme të katalonasit “Çorapi” (“Sock”) paraqet në vetvete një model çorapi 3-metërsh me vrimë një në thembër.