Një parti kokaine e fshehur brenda në ananasë u ndalua nga doganierët ukrainas. Malli i ardhur nga Kosta Rika ishte deklaruar si tranzit dhe destinohej për transportim të mëtejshëm në Evropë.

0Qeset plastike me kokainë ishin fshehur brenda ananasëve të mbyllur me parafinë. Gjithsej u sekuestruan 38 kilogramë drogë me vlerë më shumë se 7.5 milionë $.