Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe Kreu i Shërbimit të Zbulimit të Jashtëm të Rusisë Mihaill Fradkov do të vizitojnë sot Damaskun, ku do të zhvillojnë bisedime me Presidentin e Sirisë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve Sergei Lavrov refuzoi të specifikojë qëllimin e udhëtimit të vet në Siri. “Thelbi i një misioni të tillë, si rregull, i zbulohet vetë adresantit. Në qoftë se unë do t’ju tregoj gjithçka tani, ç’kuptim ka të shkojmë pastaj në Siri? Mund të komunikojmë atëhere nëpërmjet mediave”, - sqaroi Sergei Lavrov.

0Gazeta arabe “Asharq Alawsat”, me referim tek disa burime anonime në OKB, njoftoi të dielën e kaluar se në përputhje me marrëveshjen e fshehtë midis SHBA dhe Rusisë, kjo e fundit synon të përdorë gjithë ndikimin e vet për të bindur Presidentin sirian Bashar Al-Assad që të japë dorëheqjen.