“Për shkak të krizës së “Malev” po ristrukturohet tregu dhe në këtë situatë është e nevojshme të gjendet një terren i tillë, ku të mund të krijohet një kompani e re ajrore të paktën si qendër e madhe rajonale e transportit”, - deklaroi Pál Völner, Sekretari i Shtetit i Ministrisë së Zhvillimit Kombëtar në intervistën e vet dhënë kanalit televiziv hungarez.

0Vetë faktin se një kompani e tillë ajrore nuk është krijuar deri tani, pavarësisht nga plani tashmë ekzistues, sipas mendimit të ish Ministrit të financave Péter Oszkó, Völner e shpjegoi me praninë në kompaninë ajrore të pjesës së Bankës për Çështjet e Jashtme Ekonomike, e cila zotëron të drejtën e vetos dhe nuk është e interesuar aspak në kryerjen e procedurës së falimentimit. Banka për Çështjet e Jashtme Ekonomike, e cila zotëron aksione të kompanisë “Malev” dhe e pat kredituar atë me një shumë prej 100 milionë euro, në rast falimentimi të kompanisë ajorore “Malev” do të mund t’i kthejë vetes, në rastin më të mirë, vetëm 10-20% të shumës.