Shkencëtarët rusë, pas 30 vjet shpimi këmbëngulës të shtresave të trasha të akujve, depërtuan më në fund në sipërfaqen e liqenit subglacial “Vostok” («Восток»), njoftoi të hënën një burim në qarqet shkencore.

“Mbrëmë në stacionin Vostok në Antarktidë shkencëtarët tanë përfunduan shpimin në thellësinë 3.768 metra dhe arritën në sipërfaqen e liqenit subglacial”, - njoftoi ai.

0Liqeni subglacial “Vostok” («Восток») në Antarktidë, i fshehur nën një shtresë akulli 4 kilometra të trashë, është një ekosistem unikal ujor i izoluar nga atmosfera e Tokës dhe biosfera sipërfaqësore për miliona vjet. Studimi i këtij liqeni luan një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në konstruktimin e skenarëve të ndryshimeve natyrore klimatike në mijëvjeçarin e ardhshëm.