Kryeministri i Rumanisë Emil Bok (Emil Boc) deklaroi të hënën mbi dorëheqjen e qeverisë.

Në fund të janarit në vend u zhvillua një seri e tërë demonstratash anti-qeveritare, gjatë të cilave përfaqësuesit e shtresave të ndryshme të shoqërisë rumune kërkuan dorëheqjen e Presidentit Traian Bashesku (Traian Băsescu) dhe Kryeministrit Emil Bok.

0Pakënaqësia e banorëve të Rumanisë, vend ky i anëtarësuar në Bashkimin Evropian, u shkaktua nga veprimet e autoriteteve për reduktimin e shpenzimeve buxhetore në kurriz të programeve sociale, gjë kjo që ndikoi seriozisht në të ardhurat e popullsisë.