Mitingjet dhe demonstratat, që u zhvilluan më 4 shkurt në qytetet e Rusisë, janë dukuri normale dhe madje pozitive. Ky është rezultat i angazhimit qytetar në rritje të shoqërisë ruse. Kështu i komentojnë analistët rezultatet e të “shtunës së protestave”. Autoritetet, duke gjykuar nga të gjitha, kanë ndërmend ta marrin parasysh këtë faktor në planet e veta të ardhshme.

Për herë të parë për këto 20 vitet e fundit pasionet dhe preferencat politike të grupeve të ndryshme të qytetatëve rusë u reflektuan në “luftë të hapur” në rrugë dhe sheshe. Përplasja kishte natyrë plotësisht të civilizuar: armët më të mprehta në të ishin deklaratat dhe sloganet e rrepta të oponentëve të autoriteteve.

Në mitingjet, që u zhvilluan pothuajse në të gjitha qytetet e mëdha ruse, dolën si përfaqësuesit e opozitës, ashtu mbështetësit e regjimit aktual. Mitingjet më masive, siç dhe pritej, u zhvilluan në Moskë: opozita mblodhi në tubime rreth 40 mijë pjesëmarrës, kurse mitingu i përkrahësve të Vladimir Putin nën moton “Ne kemi se ç’të humbasim” - rreth 140 veta. Këto të dhëna zyrtare të policisë i përgënjeshtron opozita: sipas informacionit të saj, në tubimin e organizuar nga ajo erdhën më shumë se 200 mijë veta.

Vetë tubimet janë dukuri pozitive. Ato janë dëshmi e rritjes së aktivitetit, ndërgjegjësimit qytetar të banorëve të Rusisë, shprehet me bindje të plotë Drejtori i Institutit Ndërkombëtar për Ekspertiza Politike Eugjeni Minçenko:

- Kaloi tashmë ajo periudhë apatie, kur njerëzit distancoheshin me koshiencë nga politika. Njerëzit aktualisht zenë një pozitë mjaft aktive qytetare dhe, duhet thënë, të ngjyrimeve më të ndryshme ideologjike, gjë kjo që është sinjal mjaft pozitiv. Natyrisht është tejet evidente në të njëjtën kohë edhe mungesa e liderëve si në njërin kamp, ashtu dhe në kampin tjetër. Njerëzit që marrin fjalën në këto tubime nuk janë autoritete për pjesën më të madhe të popullsisë së Rusisë.

Analistët venë në dukje se mitingu i protestës i opozitës, në përgjithësi, u bë përsëritje e  protestave të muajit dhjetor. Kërkesën kryesore të protestuese - sigurimin e zgjedhjeve të ndershme dhe transparente - autoritetet  tashmë e vunë vath në vesh dhe kanë ndërmarrë hapa të qenësishëm në këtë drejtim. Duam t’ju kujtojmë se shtabet e të gjithë kandidatëve presidencialë kanë pranuar ofertën e Lidhjes së Votuesve, të krijuar prej opozitës, për të siguruar një numër maksimal vëzhguesish në qendrat e votimit.

0Por sido që të jetë, mitingjet kanë demonstruar edhe një herë se reforma e sistemit politik në Rusi është nevojë urgjente. Në Kremlin e kuptojnë për mrekulli këtë, mbi domosdoshmërinë e kësaj flitet që prej një kohe të gjatë dhe tashmë janë ndërmarrë disa hapa. Analistët politikë theksojnë se mitingjet po afrojnë reformën politike.

Andrei Smirnov