0Ministria e Naftës së Irakut bëri pohimin e marrëveshjes. Sipas kontratës në fjalë, pjesa e LUKOIL-it në Kurnanë perëndimore -2, shkon në 75%. Ajo që mbetet (25%) i përket kompanisë shtetërore irakene të naftës. Rezervat joshëse të vendburimit vlerësohet të jenë 13 miliardë fuçi naftë. Masa e përfitimit për çdo fuçi nafte të nxjerrë është më shumë se një dollar. Shuma, që LUKOIL-i do të marrë nga përpunimi i Kurna-s Perëndimore-2 është fiksuar. Për pasojë, sasia e të ardhurave të kompanisë nuk do të varet nga luhatja e çmimeve botërore të naftës.

Për momentin e dhënë, detajet e marrëveshjes nuk janë bërë të ditura. Prandaj për suksesin e saj është ende herët të thuhet, vërejti për “Zërin e Rusisë” eksperti rus, Denis Borisov:

-Të bësh vlerësime tani është e parakohëshme. Duhet të dalë në dritë informacion më i hollësishëm, nëse ka patur ndonjë pagesë në lidhje me përftimin e pjesës nga norvegjezët, apo STATOIL-i vendosi thjesht të hiqte dorë nga pjesëmarrja në projekt. Manaxherët e LUKOIL-it e shohin pozitivisht vendburimin e naftës në fjalë. Prandaj nuk ka ndonjë habi, që ata morrën vendim për të rritur pjesën e aksioneve të kompanisë në projekt.

Përpunimi i vendburimit Kurna Perëndimore-2, mund të jetë një investim me leverdi për LUKOIL-in, mendon analisti rus i tregut të naftës, Vitalij Mihalçuk:

-Kurna Perëndimore llogaritet si një projekt me mjaft perspektivë, si nga pikëpamja e rezervave, ashtu edhe nga pikëpamja e nxjerrjes së mundshme të naftës. Burimet irakene mund të sjellin sasira të mëdha të nxjerrjes së naftës së kompanisë në përgjithësi.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjitikës prognozon, se Iraku do të jetë burimi më i rëndësishëm i rritjes së nxjerrjes së naftës deri në vitin 2035, gjë që e bën zhvillimin e degës së energjitikës në vend veçanërisht të rëndësishme për tregjet ndërkombëtare të naftës. Kurse Kurna Perëndimore-2 është njëri prej vendburimeve më të fuqishme të naftës në botë. LUKOIL-i dhe STATOIL-i fituan tenderin më 2009 për përpunimin e vendburimit të naftës në fjalë, në garë me konsorciumin Petronas, në të cilin bënin pjesë BP-ja, CNPC-ja kineze dhe TOTAL-i francez.

Julia Asheullova