Sekretari i shtypit i Kryeministrit të Federatës Ruse Dimitri Peskov konfirmoi se në debatet televizive, që do të fillojnë kësaj jave në kuadër të fushatës zgjedhore presidenciale, nuk do të marrë pjesë Vladimir Putin, por përfaqësuesit e tij. Kjo është e lidhur me faktin se Kryeministri nuk dëshiron të marrë lejen për pjesëmarrje në to, meqenëse kjo nuk do t’i lejojë atij të plotësojnë në vëllim të plotë detyrat e veta si kryetar qeverie. Por koha e eterit televiziv, që i është caktuar kandidatit për president Vladimir Putin me ligj, do të shfrytëzohet nga përfaqësuesit e tij për t’i përçuar zgjedhësve programin e tij zgjedhor.

Debatet e para televizive, në të cilat duhet të marrë pjesë Putin apo përfaqësuesit e tij, janë planifikuar për ditën e martë (7 shkurt).

0Listën e personave të besuar, të cilët do të debatojnë në vend të Putinit, KQZ-ja duhet ta regjistrojë të hënën (më 6 shkurt).