Më shumë se 100 veta - 90 pasagjerë dhe 13 anëtarë të ekuipazhit - u intoksikuan në anijen turistike “Ruby Princess” më 5 shkurt, njoftojnë mjetet amerikane të informimit masiv.

Pasagjerët e kësaj anije, e cila u kthye nga udhëtimi në Florida, u infektuan prej Norovirusit (virusit Norwalk) që u përhap për shkak të kushteve të këqija sanitare në anije.

Anija “Ruby Princess” i përket Costa Cruises - pikërisht kompanisë, anija e së cilës “Costa Concordia” u fundos përgjysmë në brigjet e Italisë pas përplasjes me shkëmbinjtë e nënujshëm në janar.

0Tani për tani nuk dihet nëse ka patur qytetarë rusë në bordin e “Ruby Princess”.