Rusia nuk do të prapësohet nga hulumtimet e mëdha kozmike, për shkak të dështimit të aparatit kozmik “Phobos-Grunt”. Kanë lëvizur vetëm afatet me Hënën, Venerën dhe për misione të tjera. Sipas shkencëtarëve rusë, duhet përsëritur projekti që pësoi dështim dhe për këtë kanë shprehur gatishmeri për mbështetje partnerët europianë.

Për misionin e ri Phobos është gjetur si i përshtatshëm viti 2018, viti i betejës së rradhës me Marsin.Për më vonë nuk bën. Mbi fluturimin për në dy satelitët e planetit Mars, Phobos dhe Dejmos, në vitin 2020 po mendojnë edhe kolegët ndërkombëtarë. Vitet e ardhëshme, për shkencëtarët rusë do të dalë në plan të parë programi hënor, shprehet Lev Zeljonij:

- Hëna doli të jetë krejt ndryshe nga sa mendohej, as e thatë dhe as e mërzitshme. Në zonat e saj polare nën sipërfaqe ndodhen akuj ujorë. Programi ynë synon, pikërisht, hulumtimin e këtyre zonave. Ai përfshin dërgesat e aparateve rusë në polet e Veriut dhe të Jugut. Projektet janë planifikuar për vitet 2014-2015. Duke marrë parasysh problemet që dolën me “Phobosin”, shumë elemente të misionit hënor kërkojnë ripërpunim, përderisa janë trashëgim nga ‘Phobosi”. Afati është shtyrë për një vit.

Rusia nuk do të heqë dorë edhe nga hulumtimi i Venerës. Projekti interesant “Venera-D” do të shtyhet për në vitet ’20. Lipset të zgjidhet një detyrë e vështirë: aparati duhet të rezistojë qëndrimin në planet në një temperaturë prej 500 gradësh dhe jo për dhjetë minuta, por për orë e ditë të tëra. Po shqyrtohet ekspedita për në satelitin e Jupiterit, Hanimed. Europianët do të dërgojnë atje një aparat orital, i cili do të ndihmojë të zgjedhë vendin e përshtatshëm për uljen atje të modulit rus. Në këtë satelit ka akull ujor, ku mund të fshihet ndonjë formë e jetës.

Por edhe tani, kur nuk po kryejmë lëshimet tona drejt objektivave hapsinorë, shpjegon drejtori i IKI-së, Lev Zeljonij, hulumtimet nuk janë ndërprerë dhe ne po i vendosim paisjet tona në aparatet e agjencive të tjera:

- Paisjet tona po punojnë me sukses në Hënë dhe në dy aparate orbitalë të Marsit. Tani për në Mars po fluturon një anije e kalibrit të rëndë dhe aty kemi vendosur paisjen tonë me neutron. Paisjet tona punojnë edhe në apartet europiane, që punojnë përreth Venerës. Po përgatiten dy ekspedita për në Mërkur, njëra japoneze, tjetra europiane. Tek të dyja do të vendosen edhe paisjet tona.

Projektet paradokohe për hulumtimin e fizikës së Tokës dhe Diellit, me anë të aparateve kozmikë patën mjaft sukses. “Eposi”, përshembull, fitoi çmim shtetëror (Gospremija). Kështu që nuk bëhet fjalë për ndonjë prapambetje të shkencës ruse. Megjithatë, sipas akademikut, Rusia ka nevojë për një program sistemor në përcaktimin e qëllimeve të hulumtimit kozmik. Lev Zeljonij shton, se shkatërrimi i “Phobos-grunt”, nxorri në pah edhe një detyrë tjetër të rëndësishme, atë të reformimit të sistemit të kontrollit cilësor në fushën e kozmosit.

Boris Pavlishiev