Kryetari i qeverisë së Rusisë dhe kandidati për president Vladimir Putin publikoi të enjten në gazetën “Kommersant” artikullin e vet të katërt programatik me titull “Demokracia dhe cilësia e shtetit”. Artikulli i ri parashtron iniciativat e Vladimir Putinit për të krijuar në Rusi një shtet funksional (të aftë për veprim), të destinuar për t’i shërbyer interesave të shoqërisë.

Kandidati presidencial mendon se pa demokraci është i pamundur ndërtimi i një shteti të tillë. Por është gjithashtu e nevojshme gjatë kësaj që shoqëria të jetë e gatshme për përdorimin e mekanizmave demokratikë.

Ndërsa tani për tani në Rusi, sipas mendimit të Vladimir Putin, cilësia e shtetit mbetet shumë pas gatishmërisë së shoqërisë civile për të marrë pjesë në të, prandaj, rrjedhimisht, mekanizmat e demokracisë duhen rinovuar.

Ndërkaq, në artikull përmbahet edhe paralajmërimi për të mos u kthyer më në periudhën e viteve 1990-të, kur Rusia përftoi një shtet jo bashkëkohor, por një arenë betejash midis klaneve, jo një shoqëri të drejtë e të lirë, por arbitraritetin e “elitave” të vetë-emëruara. Vladimir Putin thekson, se politika e ndjekur në vitet 2000 ka mishëruar vullnetin e popullit. Ndërsa prioritete për popullsinë mbeten e drejta për punë, shërbimi mjekësor falas dhe arsimi falas për fëmijët. Pikërisht këto pikësynime u arritën të rikthehen dhe të garantohen gjatë kohës së presidencës së Vladimir Putin dhe Dimitri Medvediev.

Gjatë këtyre viteve erdhi duke u formuar klasa e mesme. Vladimir Putin propozon krijimin e mekanizmave të sistemit politik në mënyrë të tillë, që ai të reflektojë interesat e grupeve të mëdha sociale dhe të sigurojë miratimin e tyre publik. Qytetarët e vendit duhet të kenë në duart e veta “ligjin aktiv” - domethënë të kenë mundësi për të formuar vetë agjendën legjislative, për të avancuar projektet e veta dhe për të formuluar prioritetet. Një praktikë e tillë ekziston në Britaninë e Madhe, kujtoi kandidati presidencial Vladimir Putin.

Një rol jashtëzakonisht të madh luan këtu Interneti. Prandaj Vladimir Putin propozon për të futur rregullin e shqyrtimit të detyrueshëm në Parlament të atyre iniciativave sociale që do të grumbullojnë jo më pak se 100 mijë nënshkrime në mbështetje të vet në Internet.

Duhet të përsoset medoemos edhe vertikalja e pushtetit - nga organet komunale deri tek ato federale, mendon Vladimir Putin.

Është e rëndësishme të ndryshojnë kriteret e vlerësimit të punës së zyrtarëve. Vladimir Putin propozon diskualifikimin e zyrtarëve për shërbim të keq shtetëror dhe shkelje të standarteve të ofrimit të shërbimeve publike. Lufta kundër korrupsionit duhet të bëhet çështje mbarëkombëtare. Duhet të evidentohen postet që i nënshtrohen më shpesh rrezikut të korrupsionit. Dhe zyrtari që zë poste të tilla duhet të marrë pagë të lartë, por dhe të pranojë njëkohësisht transparencën absolute të operacioneve personale financiare, duke përfshirë edhe shpenzimet dhe blerjet me kosto shumë të lartë të familjes së tij.

Propozon Vladimir Putin edhe ndryshimin e qëndrimit ndaj zhvillimit të sistemit gjyqësor. Këtu në krye të sofrës duhet të jetë distancimi nga prirja, tendenca akuzuese, ndëshkuese. Ndaj të gjitha vendimeve gjyqësore duhet të kenë qasje në Internet.

0Në përfundim të artikullit të vet Vladimir Putin thekson se ofron zgjidhje konkrete, realizimi i të cilave e bën pushtetin e popullit - demokracinë - të vërtetë. Kurse Rusisë i siguron një zhvillim të qëndrueshëm dhe të suksesshëm.

Aleksandër Vatutin