Në Rusi po fillon periudha e debateve televizive në kuadër të fushatës zgjedhore presidenciale. Diskutimet do të zhvillohen në formatin “një me një”.

Debatet televizive do t’i hapin Lideri i Partisë Komuniste të Federatës Ruse (KPRF) Gennadi Zyuganov dhe sipërmarrësi Milhail Prokhorov. Sonte ata do të takohen në eterin e Kanalit të Parë televiziv rus.

0Koha pa pagesë dhe platformat në mjetet e shtypura informative për agjitacion u hodhën në short në KQZ-në e Rusisë. Përveç kësaj, të gjithë kandidatët e regjistruar për president të Rusisë mund të zhvillojnë agjitacion në mbështetje të vet edhe në baza komerciale.