Kandidati nga Partia Kombëtare e Koalicionit (National Coalition Party) qeverisës të Finlandës, ish Kryetari i parlamentit 63 vjeçari Sauli Niinistö u zgjodh president i 12-të i vendit.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve Sauli Niinistö korri fitore ndaj përfaqësuesit të “Bashkimi i të Gjelbërve” (Green Party), deputeti 53 vjeçar i parlamentit Pekka Olavi Haavisto. Kryetarin e ri të shtetit e mbështetën 62,7% e qytetarëve të vendit. Për Haavisto votuan 37,3% e votuesve.

Sauli Niinistö del në mënyrë mjaft aktive për ruajtjen e Finlandës në zonën e euros dhe nuk përkrah anëtarësimin e vendit në NATO.

Ceremonia e inaugurimit të presidentit të ri do të mbahet më 1 mars. Zgjedhjet e tanishme janë mjaft interesante me vetë faktin se në shtet do të përfundojë afati 30-vjeçar i drejtimit të social-demokratëve, të cilët pesë herë me radhë kanë zënë postin më të lartë drejtues në vend.