Aktualisht Kina po merret me zhvillimin e raketëmbajteseve të gjeneratës së re, të cilat do të lëshohen në kozmos në pesë vitet e ardhshme. Për këtë njofton sot gazeta China Daily.

Konstruktorët kinezë po punojnë njëkohësisht mbi projektet e tri raketa të reja - ekologjikisht të padëmshme, me kosto jo të lartë, të sigurta dhe me rezerva të mira për modernizim.

0U bë e ditur gjithashtu se kozmodromi i ri, që po ndërtohet tani në ishullin turistik kinez Hainan dhe që gjendet shumë më afër Ekuatorit se sa tre platformat ekzistuese të lëshimeve, do të vihet në shfrytëzim pas 2-3 vjetësh.