Kryeministri dhe kandidati për president Vladimir Putin publikoi të enjten në gazetën “Kommersant” artikullin e vet të katërt programatik, në të cilin ai ka parashtruar pikëpamjet e veta mbi demkracinë dhe ndërtimin e shtetit.

Në këtë artikull ai propozon zhvillimin e mekanizmave të “lidhjes së anasjelltë” në organet shtetërore, zgjerimin e diskutimit të projektligjeve të reja dhe iniciativave civile. Kryeministri doli, në veçanti, për përdorimin e formave të reja të pjesëmarrjes së qytetarëve në qeverisjen e vendit, duke paralajmëruar njëkohësisht edhe mbi mundësinë e shfaqjes së dukurive të “anarkisë dhe oligarkisë”, karakteristike për vitet 1990-të. Për shembull, ai propozon, duke u mbështetur në modelin e disa vendeve perëndimore, aplikimin e shqyrtimit të detyrueshëm në parlament të atyre iniciativave, nismave sociale, të cilat do të mbledhin në favor, në mbështetje të vet 100 mijë apo më shumë nënshkrime në Internet. Kryeministri mendon se qytetarët duhet të paraqesin në referendume lokale apo në sondazhet në Internet problemet që i preokupojnë ata.

Putin doli për vlerësimin e punës së zyrtarëve nga populli. Përveç kësaj, ai bëri thirrje për të luftuar kundër korrupsionit, për të vendosur paga të larta për zyrtarët në këmbim të transparencës absolute të shpenzimeve të tyre.

0Artikulli i Vladimir Putin u publikua në gazetën “Kommersant” dhe në site putin2012.ru.