0Kryesisht në rrugë e sheshe dalin njerëzit që nuk pajtohen me rezultatet e zgjedhjeve të 4 dhjetorrit të vitit 2011 në Dumën Shtetërore (Dhoma e Ulët e Parlamentit rus). Opozita i konsideron të falsifikuara, të manipuluara zgjedhjet parlamentare në vend.

Më masiv premton të jetë marshimi dhe tubimi nën moton “Për zgjedhje të ndershme” në qendër të Moskës. Organizatorët e tij deklaruan se në to do të marrin pjesë rreth 50.000 veta. Kërkesat kryesore të protestuesve: anulimi i rezultateve të zgjedhjeve parlamentare, dorëheqja e Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Rusisë Vladimir Çurov, regjistrimi i partive politike dhe lirimi i të burgosurve politikë. Simboli zyrtar i këtij aksioni proteste është një shirit, fjongo e bardhë.

Shiko galerinë fotografike    

Pritet që në mitingun e opozitës të vijnë edhe disa nga kandidatët presidencialë. Në vigjilje pjesëmarrjen e vet në të e konfirmoi edhe kandidati i vetë-promovuar Mikhail Prokhorov. Dy kandidatë të tjerë presidencialë - Gennadi Zyuganov dhe Sergei Mironov - të premten njoftuan se nuk do të vijnë në miting. Në të është planifikuar fjalimi i Grigory Javlinski, të cilit iu refuzua nga KQZ-ja regjistrimi si kandidat presidencial. Kandidati tjetër presidencial Vladimir Zhirinovski dhe përkrahësit e tij do të zhvillojnë tubimin e vet.

Mbështetësit e Kryeministrit aktual Vladimir Putin kanë organizuar gjithashtu mitingun e tyre. Më parë u njoftua se Partia “Rusia e Bashkuar” ka ndërmend të tërheqë për pjesëmarrje në këtë tubim punonjësit e organizatave buxhetore. Përfaqësuesit e partisë i hodhën poshtë konfirmime të tilla dhe deklaruan se nuk është Partia “Rusia e Bashkuar” organizatore e këtij aktiviteti.

0Që prej më shumë se një jave në gjithë territorin e Rusisë po dominon një mot me ngrica të mëdha. Në lidhje me këtë organizatorët e mitingjeve e marshimeve i kanë paralajmëruar të gjithë njerëzit, që do të marrin pjesë në to, të vishen sa më ngrohtë.

Sergei Berec