Presidentit të Rusisë do t’i paraqitet një listë me emrat e 30 personave që meritojnë falje. Në të janë përfshirë gjithashtu Mikhail Khodorkovski dhe Platon Lebediev, të dënuar në bazë të çështjes “JUKOS”. Kjo listë është përpiluar nga Grupi i punës i Këshillit për të Drejtat e Njeriut pranë Presidentit të Federatës Ruse.

Përkatësisht të gjithë personave të përfshirë në këtë listë mbrojtësit e të drejtave të njeriut kanë dyshime të caktuara në lidhje me ligjshmërinë e ndjekjes penale dhe ndëshkimit të tyre.

Këshilli, përveç kësaj, ka përgatitur edhe propozimet përkatëse për liberalizimin e legjislacionit penal, vë në dukje Drejtori i Institutit rus për të Drejtat e Njeriut Valentin Gefter:

- Ne kemi propozuar lehtësimin e procedurave të lirimit me kusht, lirimit me amnisti dhe me falje individuale. Dhe të gjitha ato duhet të punojnë jo formalisht, por realisht, në të vërtetë dhe, më kryesorja, në favor të mbrojtjes së të drejtave dhe fateve të këtyre njezërve.

Më parë Këshilli për të Drejtat e Njeriut i paraqiti Presidentit Dimitri Medvediev raportin, në të cilin rekomandohej dërgimi për rishqyrtim i çështjes së Mikhail Khodorkovski dhe Platon Lebediev, meqenëse gjatë ndjekjes së tyre penale pati shkelje të shumta. Për shembull, ekspertët që morrën pjesë në përgatitjen e raportit nuk arritën të evidentonin në veprimtarinë e sipërmarrësve të sipërpërmendur dëshmi të përvetësimit të naftës. Khodorkovski dhe Lebediev nuk e kanë pranuar fajin që u inkriminohet dhe nuk kanë ndërmend të paraqesin kërkesë për falje (mëshirë). Megjithatë, anëtarët e Këshillit mendojnë se Presidenti ka të drejtë (fuqi) për të falur të dënuarin pa pritur kërkesën (peticionin) për falje nga ai. Çdo njeri gëzon të drejtën për peticion për mëshirë, por kjo nuk do të thotë aspak se vetëm me këto raste kufizohen mundësitë e Presidentit, shpjegon ish gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese të Rusisë dhe anëtarja e Grupit të punës të Këshillit për të Drejtat e Njeriut pranë Presidentit të Federatës Ruse Tamara Morshakova:

- Ky veprim nuk kërkon në përgjithësi motivim. Ky veprim është thjesht një manifestim i mëshirës, favorit të pushtetit suprem. Se për ç’arsye duhet ta shfaqë ai këtë, ne e kemi shpjeguar tashmë në mënyrë shumë të detajuar. Thjesht për shkak se dukuritë negative në sistemin gjyqësor dhe gabimet që bëhen nga i gjithë sistemi ynë i zbatimit të ligjit dhe drejtësisë kanë përmasa të tilla, saqë është e pamundur ndreqja e pasojave tragjike të këtyre çështjeve penale për fatet e shumë njerëzve me mjete të tjera.

0Grupi i punës i Këshillit për të Drejtat e Njeriut pranë Presidentit të Federatës Ruse propozon obligimin e gjykatësve, të cilët nuk pranojnë kërkesat për lirimin me kusht, që të shpjegojnë rrethanat konkrete, specifike të refuzimit.

Mihaill Aristov