Kryeministri i Kinës Wen Jiabao, gjatë kohës së vizitës në vendin e tij të Kancelares gjermane Angela Merkel, deklaroi se Pekini nuk ka as mundësi dhe as dëshirë për “të blerë” Evropën, por ai ndjek qëllimin e mirë të ndihmojë Bashkimin Evropian për të luftuar krizën financiare.

Duke marrë fjalën të enjten në Akademinë e Shkencave Sociale të Republikës Popullore të Kinës, Angela Merkel tha se Kina mund t’i japë ndihmë BE-së për zgjidhjen e çështjes me krizën e borxheve, meqenëse problemi në fjalë nuk ka të bëjë vetëm me Evropën. Ai ushtron ndikim negativ në gjithë ekonominë globale.

0Evropa për Kinën është tregu më i madh i eksportit, kurse në Kinë janë përqendruar depozitimet më të mëdha në botë në valutë të huaj.