Në mediat kineze u duk informacioni se Kina është e shqetësuar nga fakti që autoritetet e Japonisë fshehin qëllimin e vërtetë të rritjes aktive të potencialit të vet të armatimeve.

Vihet në dukje, në veçanti, se për Kinën është ende e paqartë se çfarë detyre do të plotësojnë dy aeroplanmbajtëset, të cilat planifikohet të ndërtohen në Japoni. Përveç kësaj, në Pekin do të dëshironin të merrnin informacion të plotë në lidhje me qëllimin e modernizimit të armatimeve raketore dhe tokësore japoneze.

0“Duke zhvilluar teknologjitë ushtarake, duke forcuar trupat e veta të armatosura Japonia po përpiqet të dobësojë ndikimin e Kinës”, - mendon Drejtori i Institutit të Hulumtimeve Shkencore të Çështjeve Kombëtare Guo Xianggang. Ai vuri në dukje se, nga ana tjetër, “Japonia, ndoshta, planifikon zhvillimin e ekonomisë së vet për llogari të prodhimit të armëve”.