Në Gjykatën Supreme të Britanisë së Madhe përfundoi seanca gjyqësore në lidhje me shqyrtimin e apelimit të paraqitur nga Themeluaesi i WikiLeaks Julian Assange kundër ekstradimit të tij në Suedi. Pritet që gjyqtarët të marrin vendimin brenda disa javëve. Të enjten mori fjalën avokatia britanike Claire Montgomeri, e cila përfaqëson interesat e Stokholmit. Ajo paralajmëroi  gjykatën që të përmbahet nga krijimi i precedentit, i cili mund të komplikojë ekstradimin e kriminelëve nga Britania e Madhe për shumë vende të BE-së.

0Më parë avokatët e australianit deklaruan se urdhër arresti për klientin e tyre është i pavlefshëm, meqenëse është lëshuar nga prokuroria. Ndërkohë që ajo nuk konsiderohet si organ gjyqësor në Mbretërinë e Bashkuar. Në Suedi Assange dyshohet për përdhunimin e dy femrave. Vetë themeluesi i site zhurmëmadh WikiLeaks deklaroi se pas akuzave të ngritura kundër tij qëndrojnë motivet politike.