Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinexhat i bëri një vlerësim mjaft të lartë arritjes së re të vendit në fushën e hulumtimeve kozmike. Ai ndoqi sot personalisht lëshimin e satelitit “Navid”. Sipas fjalëve të tij, ky start “na mbush me shpresë e frymëzim për një të ardhme të ndritur dhe shërben si mesazh miqësie për të gjithë njerëzimin”.

0Ky është tashmë sateliti i tretë i lëshuar nga Republika Islamike në hapësirën rreth orbitës së ulët të Tokës. Dy satelitët e parë startuan përkatësisht në shkurt të vitit 2009 dhe në qershor të vitit 2011. Lëshimi i satelitit të sotëm i kushtohet festimeve të përvjetorit të Revolucionit Islamik të vitit 1979. Në planet e afërta të Agjencisë Hapësinore të Iranit është dërgimi në hapësirën kozmike të biokapsulës me një majmun brenda.