Pothuajse deri në dy herë e gjysmë që nga marsi i vitit 2012 do të rrisë Irani shpenzimet për mbrojtjen. Për këtë deklaroi Presidenti i Republikës Islamike Mahmoud Ahmadinexhat. Ekspertët besojnë se operacioni ushtarak i vendeve perëndimore dhe Izraelit kundër Iranit po vjen duke marrë konture gjithnjë e më reale, kurse pasojat e tij për rajonin dhe botën, në tërësi, do të jenë me të vërtetë të paparashikueshme.

SHBA dhe Izraeli janë të gatshme të venë në përdorim forcën ushtarake kundër Iranit, mendon profesori i Institutit Shtetëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës (MGIMO) Sergei Druzhillovski:

- Shpërthimi i konfliktit ushtarak është plotësisht i mundur. Në qoftë se nuk do të kishin qenë deri para kësaj Afganistani, Iraku, Libia, atëhere kjo dhe mund të vihej në dyshim. Por tani SHBA mendojnë se i kanë përmbushur aspektet ushtarake të operacionit rrufe në pikën e caktuar, blitzkrieg. Ndërsa i gjithë problemi konsiston në vetë faktin se në Iran ato nuk kanë “kolonë të pestë”, si për shembull, në Irak dhe në Afganistan. Kur ka njerëz që janë të gatshëm së bashku me Amerikën të përmbysin regjimin, atëhere bombardimet mbi objektivat e caktuara s’janë gjë fare. Ekziston vetëm ideja - përmbysja e regjimit, që është si kockë në grykë për Shtetet e Bashkuara dhe për Perëndimin në përgjithësi.

Ndërkohë, drejtuesit e Shërbimit të Inteligjencës të Izraelit kanë raportuar se gjoja Irani ka arritur të pasurojë një sasi uraniumi të mjaftueshme për prodhimin e 4 bombave bërthamore dhe se karakteri paqësor i programit bërthamor të Republikës Islamike është thjesht bllof. Njoftime të tilla janë të nevojshme për veshjen e Iranit me petkun e armikut potencial dhe për justifikimin e operacionit të mundur ushtarak, vuri në dukje në intervistën e vet dhënë Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” eksperti i Institutit rus të Studimeve Orientale Vladimir Sotnikov:

- Situata tani është e mbarsur me rrezik shpërthimi. Paraqitet plotësisht i mundur fillimi i operacionit ushtarak kundër Iranit nga ana e Izraelit ose SHBA. Por ky është vetëm propabilitet, meqenëse në SHBA po fillon faza aktive e fushatës zgjedhore. Dhe Presidenti Barack Obama nuk do të marrë tani guximin për tu përfshirë edhe në një konflikt tjetër, kur nuk kanë gjetur zgjidhje ende konfliktet ekzistuese në Irak dhe në Afganistan. Irani përbën rrezik kërcënues kryesor për Izraelin dhe atje mund të arrijnë në konkluzionin se është e domosdoshme zgjidhja e problemit me përdorimin e forcës. Gjatë kësaj sanksionet e rrepta, të cilat tashmë veprojnë kundër Republikës Islamike, po ushtrojnë ndikim në ekonominë iraniane. Në qoftë se këto koka të nxehta, të cilat pavarësisht nga paralajmërimet e bëra nga ana e Rusisë, Kinës dhe anëtarëve të tjerë të përgjegjshëm të komunitetit ndërkombëtar, do të vendosin se çështja duhet të zgjidhet me ndërhyrje ushtarake, atëhere pasojat do të jenë jashtëzakonisht të rënda. Kjo është e mbarsur jo thjesht me shpërthimin e një konflikti të radhës rajonal, por me një katastrofë të vërtetë humanitare në shkallë Lindje të Mesme të Madhe. Ky do të jetë kërcënim serioz për stabilitetin ndërkombëtar.

0Krejtësisht të paparashikueshme do të jenë edhe pasojat ekonomike, sepse do të rriten në mënyrë drastike çmimet e naftës. Ndërkohë që embargo e vendosur ndaj naftës iraniane nga BE-ja do të japë goditje të ndjeshme jo vetëm mbi Iranin, por mbi vetë Bashkimin Evropian.

Ilia Harllamov