Borxhet e kompanisë ajrore hungareze “Malev”, e cila pezulloi punën e saj në mëngjesin e 3 shkurtit, përbëjnë 270 milionë $, njofton Agjencia Bloomberg. Shkak i drejtpërdrejtë i ndërprerjes së punën së saj u bënë kërkesat për rritjen e pagesave nga ana e partnerëve të kompanisë.

0Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban deklaroi se megjithëse qeveria i ka dhënë ndihmë kompanisë “Malev” përsa kohë që kjo ishte e mundur, një politikë e tillë nuk mund të zgjaste pafundësisht. “Ky është fundi”, - deklaroi ai.