Astronomët amerikanë dhe gjermanë zbuluan një planet potencialisht të banuar në sisemin e tre diejve. Bota, në të cilën ngrihen mbi horizont njëherazi tre diej, ndodhet në një largësi prej 22 vjet drite nga Toka.

0Sipas mendimit të shkencëtarëve, planeti i zbuluar është gati 4.5 herë më i rëndë se Toka. Ai ka një sipërfaqe të ngurtë dhe rezerva uji në gjendje të lëngshme. Ndërsa kjo do të thotë se atje, ndoshta, ekziston jeta në fazën e saj më primitive. Hulumtuesit do të duhet të përcaktojnë ende përbërjen, përmasat e sakta dhe dendësinë e tij. Ata planifikojnë gjithashtu të mësojnë nëse ka “fqinjë” bota e zbuluar prej tyre.