Më shumë se 100 persona, të cilët konsiderohen të pagjetur deri tani, mund të kenë mbetur të bllokuar brenda tragetit të fundosur pranë brigjeve të Papua Guinea e Re. Për këtë njoftoi përfaqësuesi i ekipit të shpëtuesve, të cilët për të dytën ditë me radhë po vazhdojnë kërkimin në vendin e katastrofës.

0Trageti “Rabaul Queen” po lundronte sipas itinerarit nga qyteti Lae në qytetin Kimbi, i cili ndodhet në një ishull të veçuar. Gjithsej në bordin e tij ndodheshin 372 pasagjerë. U arrit të shpëtohen 246 prej tyre. Shkaku i aksidentit tragjik nuk është zbardhur deri tani, por sipas të dhënave të paraprake, fundosja e tragetit mund të ketë ndodhur për arsye të kushteve të këqija të motit. Të afërmit e pasagjerëve të humbur pa lënë gjurmë fajësojnë për gjithçka ndodhi kompaninë e lundrimit.