Aviacioni i Largët i Rusisë deri në vitin 2020 ka ndërmend të modernizojë 30 bombardues të fluturimeve në distanca të largëta Tu-22M3 deri në versionin M3M. Gjatë kësaj në Qendrën e përdorimit luftarak dhe ritrajnimit të efektivit të aviatorëve të Aviacionit të Largët në Riazan tashmë ka filluar trajnimi i pilotëve për drejtimin e bombarduesve të modernizuar Tu-22M3M.

0Aktualisht në shërbim të Forcave Ushtarake Ajrore të Rusisë, sipas të dhënave të burimeve të ndryshme, janë nga 93 deri në 150 bombardues të fluturimeve në distanca të largëta Tu-22 të versioneve të ndryshme. Bombarduesi Tu-22M3 është i aftë të fluturojë me shpejtësi deri në 2.300 kilometra në orë, kurse rrezja e veprimit të tij luftarak arrin në 2.400 kilometra. Aeroplani mund të mbajë në bord armatime me peshë totale deri në 12 ton.