Opozita ruse po përgatitet për aktivitetin e protestës të planifikuar më 4 shkurt. Por po përgatiten për këtë aksion jo vetëm përfaqësuesit e opozitës: përkrahësit e qeverisë kanë ndërmend gjithashtu të mblidhen në miting.

Dita e shtunë (4 shkurti) u premton qytetarëve rusë një shumëllojshmëri të madhe flamujsh të ngjyrave të ndryshme dhe jo vetëm në kryeqytet, por dhe në të gjitha qytetet e mëdha të vendit. Në Rostov, për shembull, planifikohen plot 11 mitingje, në Riazan - katër. Një shumëllojshmëri jo më të vogël ofrojnë edhe partitë politike në shumicën e qendrave të tjera rajonale të vendit.

Në Moskë marshimi do të fillojë më 13:00 nga stacioni i Metrosë “Oktiabërskaja” (“Tetori”) dhe do të përshkojë rrugën deri në Sheshin Bollotnaja, ku do të mbahet një miting 40-minutësh. Koha e tubimeve u reduktua për shkak të ngricave të mëdha që po mbajnë tani. Pjesëmarrjen e vet në miting e konfirmuan tashmë (të paktën në faqet e rrjeteve sociale) rreth 30.000 veta.

Do të dukej në vështrim të parë, sikur që nga koha e protestave të dhjetorit duhej të ishte vendosur më në fund dialogu midis autoriteteve dhe opozitës. Me qëllim që të përmbushej kërkesa kryesore e protestuesve - sigurimi i zgjedhjeve të ndershme dhe transparente - janë ndërmarrë hapa të caktuar. Në veçanti, qendrat e votimit po pajisen tani me web kamera. Të enjten, më 2 shkuart, selia e kandidatit presidencial të Rusisë Vladimir Putinj pranoi ftesën e Lidhjes opozitare të Votuesve për bashkëpunim dhe i ofron asaj zgjedhjen e përfaqësuesit të vet për ndërveprim. Po të njëjtën gjë kanë ndërmend të bëjnë edhe kandidatët e tjerë presidencialë. “Po cili është atëhere kuptimi i mitingut aktual?”. Me këtë pyetje iu drejtua Radiokompania “Zëri i Rusisë” Drejtorit të Institutit rus të Strategjisë Kombëtare Stanisllav Biellkovski:

- Marshimi do të zhvillohet sepse pjesa aktive e shoqërisë ruse, e cila përbëhet nga të ashtuquajturit qytetarë të arsimuar rusë, nuk ka besim tek autoritetet aktuale. Ata nuk besojnë se autoritetet do ti çojnë deri në fund reformat e nisura dhe se do të arrijnë rezultatet e kërkuara në qoftë se ata nuk do të dalin me protesta në rrugë. Pikërisht për këtë arsye dhe do të zhvillohet marshimi dhe do të mbahet mitingu i 4 shkurtit. Dhe unë mendoj se aksionet e protestave do të zhvillohen menjëherë pas zgjedhjeve presidenciale të 4 marsit.

0Me të vërtetë, shumë analistë e vënë në dukje këtë mospërputhje në “ideologjinë e opozitës”: duke dalë për zhvillimin e zgjedhjeve të ndershme presidenciale, protestuesit në të njëjtën kohë i shpallin ato apriori të paligjshme. Do të ishte punë më me mend të kalohej nga proklamatat tek veprimet plotësisht të ligjshme: të dërgohen sa më shumë vëzhgues në qendrat e votimit dhe të eliminohen të gjitha dyshimet në lidhje me transparencën e votimit.

Andrei Smirnov