Rusia do të heqë dorë përkohësisht nga shfrytëzimi i nëndetëseve strategjike bërthamore të gjeneratës së tretë. Afati i përdorimit të tyre është zgjatur për 35 vjet, - njoftoi Zëvendëskryeministri rus Dimitri Rogozin.

0Ky vendim shpjegohet me faktin se këto nëndetëse, të cilat zyrtarisht e kanë kaluar afatin e shërbimit të tyre, janë në gjendje të mirë dhe shfrytëzimi i tyre mund të vazhdojë pas zhvillimit të punimeve të riparimit dhe atyre mirëmbajtëse në to. Paratë e kursyera të buxhetit do të përdoren për financimin e projekteve në zhvillim e sipër në sferën tekniko-ushtarake.