NASA ka shprehur besimin e vet të plotë ndaj sigurisë së raketëmbajtëseve të pilotuara ruse pavarësisht nga situata e krijuar me “Sojuz” dhe një sërë incidentesh të tjera në vitin 2011. Për këtë deklaroi të enjten Drejtuesi i Programit të Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN) në NASA Michael Suffredini. Ai theksoi se nuk vëren në rastin me incidentin me anijen kozmike “Sojuz” ndonjë problem sistemik. “Kolegët rusë mbajnë një qëndrim mjaft serioz ndaj problemeve me të cilat u përballën”, - vuri në dukje përfaqësuesi i NASA-s.

0Më parë u bë e ditur mbi shtyrjen e lëshimit të ekspeditës së re për në SKN nga 30 marsi deri në 15 maj për shkak të problemeve që lindën gjatë testimeve të aparatit startues (të vrullit) të anijes kozmike “Sojuz TMA-04M”.