Irani realizoi me sukses të premten lëshimin e një sateliti vëzhgimi, njofton Agjencia AFP me referim tek kanali televiziv iranian Al-Alfv, i cili transmeton emisionet e veta në gjuhën arabe.

0“Sateliti “Navid” u lëshua me sukses. Ai do të nxirret në orbitën e ulët të Tokës në lartësinë nga 250 deri në 370 kilometra”, - deklaroi Kreu i Organizatës Hapësinore të Iranit Hamid Fazeli.