Dy demonstrues u vranë në përleshjet me policinë në Suezin egjiptian. Rreth 3000 vetë morrën pjesë në një aksion proteste të organizuar përpara departamentit kryesor të policisë së qytetit. Sipas fjalëve të dëshmitarëve okularë, ruajtësit e rendit vunë në përdorim kundër protestuesve granata me gaz lotsjellës dhe plumba të vërtetë.

0Më parë 600 vetë u plagosën në përleshje analogjike në Kajro. Tifozët e futbollit rrethuan godinën e MPB në qendër të kryeqytetit egjiptian. Ata dolën kundër udhëheqjes së ministrisë dhe ushtrisë, për shkak të mosveprimit të të cilave, sipas mendimit të tyre, u vranë dhjetëra njerëz në stadiumin e qytetit Port Said. Të mërkurën në Port Said, pas ndeshjes së futbollit midis klubit lokal “Al-Masry” dhe atij kryeqytetas “Al-Ahli”, shpërtheu një përleshje e përgjakshme, viktima të së cilës u bënë gati 80 persona.