Demonstruesit palestinezë hodhën këpucë dhe gurë mbi autokolonën e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon. Incidenti ndodhi sot në Rripin e Gazës. Demonstruesit protestuan kundër politikës së OKB-së ndaj të burgosurve palestinezë në Izrael.

0Sot, në ditën e fundit të udhëtimit të vet nëpër Lindjen e Mesme, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së vizitoi territoret palestineze për të vlerësuar situatën humanitare atje.