Rruga detare e Veriut është pasuri kombëtare e Rusisë, por gjatë kësaj vendi ynë është i interesuar në zhvillimin e saj ndërkombëtar tregtar.

Për këtë deklaruan ekspertët rusë në përgjigje të kërkesës së marrë nga Instituti i Çështjeve Ndërkombëtare të Kinës. Atje mendojnë se Rruga detare e Veriut është pronë publike ndërkombëtare dhe për këtë arsye nuk mund të kontrollohet nga një shtet i vetëm.

Kontrolli i Rusisë mbi Rrugën detare të Veriut është i pamohueshëm, i padiskutueshëm, thotë në përgjigje të këtij pretendimi eksperti i Institutit rus për Ligjin e Detit Vasili Guculiak:

- Kjo është një arterie kombëtare, të cilën Rusia që prej shumë kohësh jo vetëm e përvetëson, por dhe e mirëmban, e pajis vazhdimisht. Në veçanti, vendi ynë garanton regjimin veprues inxhinierik hidroteknik, pilotazhin në det dhe shoqërimin e lundrimit të anijeve me akulltyese. Me të gjitha këto është angazhuar administrata e Rrugës detare të Veriut dhe po ajo merret edhe me rregullimin e lundrimit.

Bashkë më këtë, kujton eksperti, përtej zonës 200-milje ekskluzive ekomomike të Rusisë çdo shtet ka të drejtën e lirisë së lundrimit, ndër të tjera edhe Kina. Por kjo është e praktikisht e pamundur të bëhet në Rrugën detare të Veriut: sipërfaqja detare atje gjatë gjithë vitit është e mbuluar me akull. Në qoftë se Kina dëshiron ta përdorë këtë Rrugë, atëhere asaj do t’i duhet të arrijnë në marrëveshje, vazhdon Vasili Guculiak:

- Opsioni më i civilizuar dhe më i preferuar është sigurisht arritja në marrëveshje me anë të negociatave. Rusia ka nënshkruar tashmë shumë marrëveshje dypalëshe në lidhje me këtë rajon, por është ende shumë herët të flitet mbi arritjen e Marrëveshjes universale ndërkombëtare lidhur me përvetësimin, zhvillimin e Arktikut. Sepse janë si tepër kontradiktore pozitat e shteteve të Arktikut.

Edhe një aspekt tjetër i problemit janë burimet natyrore të Arktikut. Mbi 95% e tyre janë përqendruar në zonat ekskluzive ekonomike. Dhe interesi ndaj këtyre burimeve dhe Rrugës detare të Veriut nga ana e shteteve jo-arktike është plotësisht i kuptueshëm, por fjalën e fundin nuk e thonë dot, në këtë rast, ato. Kështu deklaroi i Dërguari i posaçëm i MPJ të Federatës Ruse Anton Vasiljev:

0- Është krejtësisht e natyrshme që shtetet arktike, duke përfshirë edhe Rusinë, janë të interesuara në zhvillimin e bashkëpunimit me shtetet jo-arktike. Në të njëjtën kohë gjëja më e rëndësishme është që rregullat bazë të lojës në Arktik  të kenë mundësi t’i përcaktojnë vetë shtetet arktike që jetojnë në atë zonë.

Konstantin Garibov, Igor Denisov