Qeveria e Egjiptit shpalli mbi shkarkimin e plotë të udhëheqjes së Federatës Kombëtare të Futbollit për shkak të masakrës në stadiumin e qytetit Port Said. Ky vendim u morr në mbledhjen e jashtëzakonshme urgjente të qeverisë së vendit. Kryeministri i Egjiptit ia ngarkoi gjithë përgjegjësinë për incidentin Bordit të Federatës.

0Përveç kësaj, në lidhje me trazirat në stadium dha dorëheqjen guvernatori i Port Said. Kërkesa e paraqitur nga ai për dorëheqjen u pranua tashmë nga qeveria. Postet e tyre i humbën edhe Kryetari i Departamentit të Sigurisë dhe Kreu i Drejtorisë Hetimore të qytetit.