Pothuajse gjysma e rusëve besojnë se zgjedhjet e ardhshme presidenciale në vend do të jenë të ndershme, kurse Vladimir Putin do të fitojë që në raundin e parë. Të tilla janë rezultatet e sondazheve të fundit të pulsit të opinionit publik në Rusi.

Një e treta e të anketuarve besojnë se falsifikime do të ketë megjithatë në zgjedhjet presidenciale, por shumë më pak se në zgjedhjet parlamentare. Ndërsa në mitingje proteste e demonstrata pothuajse asnjë prej të anketuarve nuk dëshiron të marrë pjesë.

Siç doli, pjesa më e madhe e votuesve të mundshëm mbajnë një qëndrim tejet të qetë ndaj fushatës presidenciale. Shumica dërrmuese e tyre bile as që kishte dëgjuar për ekzistencën e Lidhjes së Votuesve, e cila u bë epiqendër e lëvizjes së protestës. Nuk besojnë se zgjedhjet do të jenë të ndershme 28% e të intervistuarve. Por në të njëjtën kohë 78% e të anketuarve nuk kanë ndërmend të marrin pjesë në marshimet e protestës të organizuara nga opozita. Njëkohësisht shumica e rusëve janë mëse të bindur se autoritetet aktuale duhet të takohen dhe të bisedojnë medoemos me përfaqësuesit e opozitës.

Ishin të interesuar sociologët të mësonin nga qytetarët rusë edhe mendimin e tyre se kush do të bëhet president i ardhshëm i vendit. 2/3 e të anketuarve mendojnë se Kryeministri Vladimir Putin do të fitojë që në raundin e parë të zgjedhjeve. Ndërsa në qoftë se do të lindë nevoja për mbajtjen e raundit të dytë, përsëri Putin do të jetë kandidati i preferuar. 55% e të intervistuarve do të dëshironin të shihnin president të vendit kryeministrin aktual dhe jo ndonjë kandidat tjetër presidencial.

Po në çfarë mase pasqyrojnë sondazhe të tilla prirjet dhe preferencat e vërteta të rusëve? Kësaj pyetje iu përgjigj Presidenti i Institutit rus të Strategjisë Kombëtare Mihaill Remizov:

- “Levada - Qendra” pyet se kush do të bëhet president dhe jo se për cilin do të votojnë njerëzit. Dhe ky rezultat - 78% - demonstron pikërisht besimin e qytetarëve në faktin se Putin do të fitojë. Por ky besim, meqë ra fjala, mund të veprojë, të luajë edhe kundër Vladimir Putinit - mbështetësit e Kryeministrit mund të mos vijnë në votim duhe qenë të sigurt në fitoren e tij. Kurse ata njerëz, të cilët mund ta mbështesnin potencialisht atë, për shembull, janë të aftë të votojnë për kandidatë të tjerë me qëllim që të shprehin shqetësimin e tyre në lidhje me probleme të ndryshme.

Në fakt në shoqërinë ruse pritjet, se president i ardhshëm i vendit do të bëhet Vladimir Putin, janë shumë të mëdha. E megjithatë mbështetësit e Kryeministrit aktual kanë se çfarë ti druhen - ky është qëndrimi i qytetarëve rusë ndaj metodave të arritjes së një fitore të tillë, thekson Presidenti i Fondacionit “Politika peterburgase” Mihaill Vinogradov:

0- Sondazhet e opinionit publik tregojnë se edhe përkrahësit e Vladimir Putinit, edhe kundërshtarët e papajtueshëm të tij nuk janë të bindur se zgjedhjet presidenciale do të jenë të ndershme dhe të pastra. Prandaj tani problemi kryesor i fushatës elektorale të Putinit nuk ka të bëjë dhe aq me pritjen e fitores së kandidatëve të tjerë, se sa me faktin se faktori i legjitimitetit mbetet nën pikëpyetje.

Andrei Smirnov