Stambolli po përjeton aktualisht ngricat më të forta për 30 vitet e fundit. Në një sërë rajonesh të Turqisë temperatura të mërkurën ra deri në - 30 gradë.

Reshjet e dendura e të bollshme të dëborës u bënë shkak për ndërprerjen e lundrimit të trageteve, që përdoren çdo ditë nga mijëra njerëz si mjete qarkullimi. Për shkak të erës së fortë dhe dukshmërisë së keqe janë vendosur kufizime për kalimin e anijeve nëpërmjet Ngushticës së Bosforit.

0Në zonën e Detit të Zi për shkak të stuhisë së fuqishme në hyrje të ngushticës kanë hedhur spirancën dhjetëra anije vendase dhe të huaja. Në disa rajone të Stambollit trashësia e borës ka arritur deri në 50 centimetra. Ngrohja e motit pritet aty nga fundi i javës.