Ekspedita e kozmonautëve rusë për uljen në Hënë mund të realizohet aty nga viti 2020, deklaroi sot Kryetari i Agjencisë Federale Kozmike ruse Vladimir Popovkin. “Sot shkenca është pjekur në mënyrë të mjaftueshme për të shfrytëzuar Hënën. Unë mendoj se aty nga viti 2020 njeriu do të jetë i pranishëm në Hënë”, - tha Vladimir Popovkin.

Më parë Agjencia Federale Kozmike ruse pat shpallur konkursin e hapur për kozmonautët dhe çdo qytetar i Rusisë me arsim të lartë teknik apo mjekësor, mund të marrë pjesë në të. “Skuadra e krijuar prej këtyre njerëzve ka të ngjarë që të fillojë të përgatitet për fluturimin në Hënë”, - tha Vladimir Popovkin.

0Rusia po shqyrton gjithashtu planet për krijimin e bazave të banuara hënore dhe zhvillimin e burimeve të satelitit të Tokës së bashku me partnerët evropianë dhe amerikanë.