Në Egjipt veprimtarët e opozitës i bëjnë thirrje banorëve të vendit për të dalë në demonstrata proteste në lidhje me çrregullimet që shpërthyen pas ndeshjes së futbollit në stadiumin e qytetit Port Said.

0Opozita deklaron se fajtore është policia, e cila nuk mundi të parandalojë dot këtë tragjedi. Si rezultat i trazirave në stadium gjetën vdekjen rreth 74 veta, rreth 1000 të tjerë janë plagosur.