Kancelarja gjermane Angela Merkel mendon se Kina mund të ndihmojë për zgjidhjen e krizës së borxheve të eurozonës. Duke marrë fjalën në Pekin në Akademinë e Shkencave Shoqërore të Kinës ajo tha se ky problem prek jo vetëm vendet evropiane, por dhe gjithë ekonominë globale.

0Merkel vuri në dukje se tregu gjerman është i hapur për bizneset kineze dhe kërkoi një qëndrim të ngjashëm edhe nga ana e palës kineze. Ajo i propozoi gjithashtu Pekinit për të ushtruar presion ndaj Iranit me qëllim që ai t’i bëjë më të hapura e më transparente programet e veta bërthamore.