Si rezultat i trazirave që filluan pas ndeshjes së futbollit në qytetin egjiptian Port Said gjetën vdekjen 74 veta, qindra të tjerë u plagosën. Konflikti ndodhi mbas ndeshjes së ekipit të Kajros “Al-Ahly” – liderit të kampionatit – dhe ekipit “El-Masri” të Port Said.

Pavarësisht nga fakti se skuadra “Al-Masri” fitoi me rezultatin 3:1, tifozët e saj të ekipit provincial sulmuan grupin e mbështetjes të “Al-Ahly”, kurse më pas dolën në fushën e futbollit dhe u vërsulën mbi stafin e trajnerëve dhe lojtarëve të ekipit vizitues.

Po vazhdojnë trazirat edhe në Kajro. Atje tifozët i vunë zjarrin stadiumit pas ndalimit të ndeshjes midis ekipeve lokale. Më parë dhjetra gazetarë dolën në fushën e lojës dhe i detyruan gjyqtarët të ndërpresin lojën pas ardhjes së lajmit mbi viktimat në trazirat në qytetin Port Said.

0Kreu i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) Joseph Blatter i shprehu ngushëllimet e veta familjeve të viktimave. “Unë u trondita pa masë dhe u mërzita shumë kur mësova mbi vrasjen dhe plagosjen e një numri kaq të madh tifozësh të futbollit gjatë kohës së zhvillimit të ndeshjes në qytetin Port Said të Egjiptit. Unë jam tani me mendje e me zemër pranë familjeve të atyre që humbën jetën këtë mbrëmje. Kjo është ditë e zezë për gjithë futbollin”, - tha Joseph Blatter.