Për herë të parë në histori u bë publik audioregjistrimi i zërit të Kancelarit të parë të Perandorisë Gjermane Otto von Bismarck 114 vjet pas vdekjes së tij. Ai është vendosur në faqen e Internetit të Muzeut të shpikësit Thomas Edison.

0Audioregjistrimi dy-minutësh është bërë më 7 tetor të vitit 1889. Por publikisht zëri i Kancelarit gjerman nuk ishte riprodhuar kurrë ndonjëherë më parë, meqenëse ishte pothuajse krejtësisht e pamundur të kuptohej se çfarë thoshte në të vërtetë Bismarck. Me ndihmën e teknologjive dixhitale audioregjistrimi u rivendos. Së bashku me fjalët, të cilat kryetari i qeverisë ia adreson të birit Herbert, i cili ndodhej atëhere në Budapest, Bismarck këndon në të edhe fragmente të këngëve të tij të preferuara, reciton vargje poetike dhe bile citon fragmente nga La Marseillaise. Fondacioni Bismarck tashmë e karakterizoi publikimin e këtij audioregjistrimi si sensacion të vërtetë.