Projekti i parë autonom për kërkimin e planeteve jashtë Sistemit tonë Diellor mund të paraqitet së shpejti nga astronautët rusë - aplikimin përkatës e paraqitën në Akademinë e Shkencave të Rusisë shkencëtarët nga Observatori peterburgas Pulkovo, njoftoi Drejtori i Institutit të Kërkimeve Kozmike të Akademinë e Shkencave të Rusisë Lev Zelenij.

0Astronomët e Observatorit Pulkovo kanë ndërmend të përdorin për kërkimin e planeteve extrasolare metodën tranzitore - mënyrën e fiksimit të luhatjeve tejet të vogla periodike të shkëlqimit të yjeve, të cilat janë të lidhura me kalimin e planeteve nëpër diskun e tyre. Pikërisht me ndihmën e kësaj teknologjie i kërkon planetet teleskopi "Kepler", i cili ka zbuluar tashmë rreth 60 planete extrasolare.