Ekspertët e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA), të cilët u kthyen nga Irani, kanë arritur një progres të caktuar në përpjekjet për të marrë nga ky vend përgjigje në lidhje me çështjet e programit bërthamor iranian. Kjo u njoftua nga Kreu i misionit, Zëvendësi i Drejtorit të Përgjithshëm të ANEA-s për masat mbrojtëse Herman Nackaerts.

0Mbi detajet dhe rezultatet konkrete Kreu i misionit preferoi të ruajë heshtjen, duke vënë në dukje se qëllimi kryesor i vizitës së tanishme konsistonte në thyerjen e mosdëshirës kokëforte të palës iraniane për të diskutuar çështjet e lidhura me programet ushtarake. “Por ne do të na duhet të bëjmë ende një punë shumë të madhe, meqenëse planifikojmë të bëjmë edhe një vizitë tjetër në një të ardhme fare të afërt në Iran”, - tha Herman Nackaerts.