Grupi aeroplanmbajtës i Flotës Ushtarake Detare të Rusisë i kryesuar nga kryqëzori “Admiral Kuznecov” doli në Oqeanin Atlantik, ku do të vazhdojë manovrat, njoftoi të martën Zëdhënësi i Flotës Veriore ruse Vadim Serga.

0Në dhjetor të vitit të kaluar, gjatë kohës së qëndrimit të tyre në Detin Mesdhe, pilotët e kuvertës kanë kryer 15 fluturime me ndërrim dezhurni, kanë ndërmarrë rreth 150 ulje të gjuajtësve të rëndë luftarakë Su-33 në kuvertën e kryqëzorit aeroplanmbajtës, kanë zhvilluar më shumë se 20 beteja stërvitore ajrore dhe një numër po të tillë trajnimesh për kapjen e objektivave.