Në Gjykatën Supreme të Britanisë së Madhe po fillon shqyrtimi i apelit të themeluesit të Web site WikiLeaks Julian Assange në lidhje me çështjen e ekstradimit të tij në Suedi. Seanca e dëgjimeve do të zgjasë 2 ditë.

 Në instancën më të lartë gjyqësore britanike njoftuan, se meqenëse kjo është një çështje “me rëndësi të veçantë publike”, atë do ta drejtojnë 7 gjyqtarë. Në nëntor Assange e humbi gjyqin në Gjykatën e Lartë të Londrës. Pas kësaj u morr vendimi për të apeluar në Gjykatën Supreme të Mbretërisë së Bashkuar.

0Themeluesi i WikiLeaks u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar mbi bazë të një urdhëri evropian të lëshuar në Suedi, mbas asaj kur dy gra suedeze e akuzuan atë për ngacmim seksual. Vetë Julian Assange këmbëngul për pafajësinë e vet dhe i cilëson akuzat e ngritura kundër tij të motivuara politikisht.