Shumica dërrmuese e qytetarëve rusë i vlerësojnë pozitivisht propozimet e Kryeministrit Vladimir Putin, të shprehura nga ai në artikullin kushtuar çështjes kombëtare. Sipas një studimi të kryer nga Qendra Kombëtare ruse për Hulumtim të Opinionit Publik (VCIOM), më shumë se 70% e të intervistuarve u shprehën për rreptësimin e politikës së migracionit.

Popullaritet më të lartë (79% e të anketuarve) gëzon iniciativa për parandalimin e krijimit të enklavave të mbyllura kombëtare. Në vendin e dytë renditet ideja e rreptësimit të ligjislacionit të migracionit dhe vendosja e përgjegjësinë penale për shkeljen e rregullave dhe normave të tij (77% e të anketuarve). Propozimin për shtrëngimin e rregullave të regjistrimit dhe sanksioneve për shkeljen e tyre e mbështetën 75% e të intervistuarve. Pak më i vogël se ky është numri i përkrahësve të idesë për të futur provimet e detyrueshme për emigrantët të gjuhës ruse, letërsisë ruse, historisë së Rusisë, bazave të shtetit dhe ligjit (67%).

0Sondazhi u zhvillua më 28-29 janar të vitit 2012. Në të u përfshinë 1.600 qytetarë të vendit në 138 vende banimi. Gabimi statistikor nuk i kalon 3.4%.