Autoritetet pakistaneze e kanë quajtur krejtësisht të pabazë raportin sekret të NATO-s, në të cilin vihet në dukje dhënia e mbështetjes talebanëve afganë nga ana e Islamabadit. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Pakistanit theksoi se Islamabadi nuk përzihet në punët e brendshme të Kabulit.

0Autorët e raportit që tashmë u bë publik janë mëse të bindur se Pakistani ka dijeni për vendndoshjen e liderëve të Lëvizjes “Taleban”, kurse luftëtarët e saj gëzojnë mbështetjen e gjerë të popullsisë lokale. Informacioni është bazuar në deponimet e robërve të shumtë talebanë dhe anëtareve të “Al-Qaeda”.