Në Francë, në kantieret detare të Saint-Nezaire, sot do të fillojë ndërtimi i helikoptermbajtëses së parë “Mistral” të destinuar për Rusinë. Pritet që anija të lëshohet në ujë dhe të vihet në dispozicion të Forcave Ushtarake Detare të Rusisë në vitin 2014.

0Gjithsej, sipas kontratës së lidhur midis dy vendeve, do të ndërtohen katër “Mistral”. Dy helikoptermbajtëset e para do të montohen në Francë, ndërkohë që një pjesë e punës do të realizohet nga specialistët rusë në kantieret detare Admiratleiskie në Shën Petersburg. Dy anijet universale të desantit (helikoptermbajtëset “Mistral”) i kushtuan arkës së shtetit rus 1.2 miliardë $. Në bordin e “Mistral” mund të vendoset një grup i tërë ajror prej 16 helikopterësh ushtarakë.