Shkaku i dështimit të lëshimit të stacionit ndërplanetar “Phobos-Grunt” ndodhi për një sërë faktorësh, një prej të cilëve ishte ndikimi i rrezatimit kozmik. Në këtë përfundim erdhi komisioni ndërinstitucional i hetimit të avarisë.

Kreu i Roskosmosit, Vladimir Popovkin, vuri në dukje, se modeli i veprimit të grimcave të rënda, sot për sot, nuk është i kopsitur me dokumente normativo-teknike. Sakaq, të mos i marrësh parasysh ato, për një punë kaq të gjatë dhe kaq masive, është nonsens.

Gjithçka varet nga shkalla e mbrojtjes teknike prej rezatimit. Rrezet kozmike janë grimca elementare, bërthama të atomeve që lëvizin me shpejtësira shumë të mëdha. Aparatet kozmikë duhet të plotësohen me materiale speciale me rezistencë të lartë ndaj këtyre rrezeve, thekson anëtari korrespondent i Akademisë së Kozmonautikës së Rusisë, që mban emrin Ciallkovski, Jurij Karash:

- Baza duhet të jetë rezistente ndaj veprimit të këtyre grimcave. Këto elemente mund të bëhen. Por kjo, sigurisht, që nuk kushton lirë. Tek e fundit, në aparatin kozmik “Phobos-Grunt” u montuan elemente fallco të prodhimit kinez, të cilët zotërojnë rezistencë më të ulët, se elementët analogë të një cilësie më të lartë.

Duhet thenë, se kreu i Roskosmosit, Vladimir Popovkin, tërhoqi vëmendjen gjithashtu, se në përgatitjen e “Phobos-Grunt-it” janë përdorur detale jo cilësore nga importi. Ai bëri me dije, që tani po kryhen kontrolle të aparatit programues të sigurisë për projekte të tjerë kozmikë në perspektivë. Ndërsa fajtorët e avarisë së “Phobos-it” do të mbajnë përgjegjësi administrative.

Sa i përket hulumtimit të Marsit, Rusia nuk ka ndërmend ta shmangë atë. Nëse do t’ia dilet mbanë të lidhet marreveshja me Agjencinë Kozmike Europiane, atëherë Rusia do të marrë pjesë në programin “EkzoMars”, bëri me dije Vladimir Popovkin. Nëse jo, atëherë Roskosmos do të përsërisë misionin “Phobos-Grunt”.

Natalia Kovalenko